October 14, 2025
1 min read

Automjeti që ra në Ujman, të rinjtë shkuan për foto tek liqeni, harruan tërheqjen e frenit!

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje mbi rastin e automjetit të të rinjve, i cili sot përfundoi në liqenin e Ujmanit.

Shefi i planifikimit në drejtorinë rajonale të policisë për rajonin e veriut, Erduan Baliqi, u shpreh se rasti ka ndodhur kur dy të rinj kishin ndaluar për fotografi pranë liqenit.

Mirëpo siç tha ai, automjeti i tyre në të cilën nuk ishte askush brenda, kishte rrëshqitur duke rënë në ujë.

Foto: Mitropol

”Të rinjtë veç kur e kanë pa automjetin e tyre duke lëvizë – duke ra në ujë!”, u shpreh ai ndër tjera.

Nga kjo situatë nuk ka të lënduar.

Tutje bëhet e ditur se shkak e lëvizjes së tillë të automjetit, qe mostërheqja e frenit të dorës nga harresa!

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop