March 4, 2026
1 min read

Avni Dehari për emrin e Andin Hotit për President: S’e di, prej juve po e dëgjoj, besoj që ka vullnet për marrëveshje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit.

Pasi u pyet për emrin e Andin Hotit, ai buzëqeshi dhe tha se po e dëgjonte për herë të parë.

“S’e di. Prej juve po e dëgjoj”, tha ai.

Ai tha “nuk e di, jo, s’e di” edhe kur u pyet për GlauK Konjufcën.

I pyetur se a ka vullnet për marrëveshje, ai tha: “Po besoj që po. Shpresoj shumë”.

Ai tha “ta shohim”, kur u pyet se me cilin subjekt politik do të mund të arrihej kjo marrëveshje.

Latest from Blog

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president

Pas mungesës së përkrahjes nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës për idenë e një kandidati konsensual, ai ka njoftuar tërheqjen nga gatishmëria për t’u vënë në dispozicion për postin e
Go toTop