January 20, 2026
1 min read

Avokati Bytyqi dorëzon kallëzim penal ndaj Belisar Jezercit për nxitje të urrejtjes dhe dhunës

Avokati Asdren Bytyqi, gjatë ditës së sotme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Belisar Jezercit, duke e akuzuar atë për thirrje të vazhdueshme për spastrime etnike dhe dhunë ndaj myslimanëve shqiptarë.

Para mediave, ai i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që ta kryejë punën e saj dhe të mos e humbas besimin e popullit.

Ndër të tjera, Bytyqi tha se janë dorëzuar rreth 25 prova që dëshmojnë thirrjet nxitëse të Belisar Jezercit.

“[Prokuroria] ta kryen detyrën e saj që ia përcakton kushtetuta dhe ligji. Ne presim që ky institucion duke e ditur që i kemi dorëzuar rreth 25 prova për zotëri Belisar, presim që Prokuroria Speciale ta ketë zellin edhe ndaj kësaj çështje. Të mos e humb besimin”, tha avokati.

Latest from Blog

Go toTop