February 18, 2026
1 min read

Avokatja e Krasniqit pas seancës: Besojmë se do të lirohet, është njeri i fjalës dhe me integritet

Pas përfundimit të seancës në Hagë, ku katërshja e UÇK-së dha fjalët e fundit, është deklaruar edhe avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra.

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila e përcolli nga afër procesin gjyqësor në Hagë, raporton se avokatja shprehu bindjen e saj se klienti i saj do të lirohet nga të gjitha akuzat.

“Jakup Krasniqi është njeri i fjalës dhe me integritet. Ne besojmë se ai do të lirohet nga të gjitha akuzat”, u shpreh Alagendra.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop