March 12, 2026
1 min read

Azemi: Paga minimale ende nuk respektohet në disa institucione

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se paga minimale, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës që hyri në fuqi më 1 janar 2026, në shumicën e rasteve po respektohet.

Sipas tij, shumica e punëtorëve të angazhuar në institucionet publike përmes kompanive private kanë konfirmuar se paga e tyre është rritur në 425 euro bruto. Megjithatë, disa kompani ende nuk e kanë kryer pagesën për muajin janar dhe nuk ka informata të plota për zbatimin e vendimit në të gjitha rastet.

Azemi ka përmendur raste konkrete ku vendimi nuk po respektohet, përfshirë Shkollën e Mesme Teknike dhe Gjimnazin në Drenas, ku punëtorët teknik vazhdojnë të marrin 237 euro neto, pa ndryshim. Po ashtu, disa shkolla në Prishtinë dhe të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në kryeqytet raportojnë pagesa nën pagën minimale, përkatësisht 370 euro, shkruan RTK.

“Kërkojmë nga të gjitha kompanitë që nuk po e respektojnë vendimin për pagën minimale, të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe ta zbatojnë atë sa më shpejt, në përputhje me legjislacionin në fuqi,” ka thënë Azemi.

Latest from Blog

Go toTop