Sot janë bërë 5 vite që nga vdekja e Albert Krasniqit.
E në këtë përvjetor, me dedikimin ndaj të birit ka rrëqethur babai i tij, Skender Krasniqi.
Ai tregoi se lutjet e tij janë për Albertin dhe në shpresën për një takim në botë tjetër, pavarësisht gjitha paragjykimeve.
“Pesë vite pa ty… shpirti babit…zemra ende flet me emrin tënd. Vetem Allahu e di sa me mungon. Lutjet dhe sadakat e mia janë dritë për shpirtin tënd… Xhenneti qoftë vendbanimi yt, inshAllah… Pamvarsisht paragjykimeve, ne vetem Allahut i japim llogarin perfundimtare, pusho i qet biri im deri ne takimin e ardhshem ne boten qe sdo te ket me vdekje, as sprova…!” shkroi Krasniqi.
Kujtojmë që Alberti vdiq nga një gjuatje aksidentale nga babai i tij.
