Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha, mungesë serioziteti në procesin për zgjedhjen e presidentit.
Ajo deklaroi se Kurti ka zhvilluar dy takime me kryetarët e PDK-së dhe LDK-së pa paraqitur asnjë propozim konkret apo emër për president, duke i cilësuar këto si takime formale pa rezultat.