January 23, 2026
1 min read

Barcelona blindon talentin Ebrima Tunkara me kontratë të re

Barcelona ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës me një nga talentet më premtuese të akademisë, mesfushorit Ebrima Tunkara. Lajmi është konfirmuar nga Fabrizio Romano, i cili bën të ditur se marrëveshja është nënshkruar pasditen e sotme, pavarësisht interesimit të madh nga disa klube të tjera.

Tunkara, vetëm 15 vjeç, ka bërë tashmë debutimin e tij me Barça B, duke tërhequr vëmendjen e skautëve evropianë falë paraqitjeve të tij dhe potencialit të madh. Sipas burimeve pranë klubit, disa skuadra kishin tentuar të “rrëmbenin” talentin e ri, por Barcelona ka lëvizur shpejt për të siguruar të ardhmen e tij në Camp Nou.

Palët kanë rënë dakord për të gjitha kushtet e kontratës, me klubin katalanas që vazhdon politikën e investimit te lojtarët e rinj dhe mbrojtjes së talenteve të dalë nga akademia. Te Barcelona besojnë se Tunkara mund të jetë një emër shumë i rëndësishëm për të ardhmen, duke e konsideruar si një “perlë” në formim.

Rinovimi i Tunkarës konfirmon edhe një herë strategjinë e Barcelonës për të ndërtuar të ardhmen mbi baza të forta, duke u fokusuar te talentet e reja që premtojnë shumë.

Latest from Blog

Alba bën ushtrime, shfaq format trupore

Alba ka nisur ditën sot duke bërë aktivitet sportiv. Por, banorja me këtë rast ka shfaqur edhe format e saj trupore. Njëhersh ajo duket se është në disponim të mirë. Ndiqni videon
Go toTop