January 26, 2026
1 min read

Barcelona gati të mbyllë katër afrime të reja për të ardhmen

Barcelona është shumë pranë finalizimit të katër transferimeve të reja me fokus të qartë te e ardhmja e klubit. Sipas raportimeve të fundit, marrëveshjet ndodhen në fazat përfundimtare dhe pritet të vulosen gjatë kësaj jave.

Bëhet fjalë për Ajay Tavares, anësor 16-vjeçar nga Norwich, Hamza Abdelkarim, sulmues 18-vjeçar i Al Ahly, Juwensley Onstein, mbrojtës 18-vjeçar nga Genk, si dhe Patricio Pacifico, mbrojtës 19-vjeçar i Defensor Sporting. Të katër lojtarët konsiderohen talentë premtuese në pozicionet e tyre.

Plani i Barcelonës është që afrimet e reja të bëhen pjesë e Barcelonës B, me objektivin për t’i zhvilluar gradualisht dhe për t’i përgatitur për ekipin e parë në të ardhmen. Klubi katalunas vazhdon kështu strategjinë e investimit te lojtarët e rinj, duke forcuar bazat për vitet që vijnë.

Latest from Blog

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë mbahet me rastin e shënimit të 28-të vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas një
Go toTop