January 20, 2026
1 min read

Barcelona këmbëngul për Julian Alvarez

Barcelona e ka vendosur Julian Alvarez si objektivin kryesor për repartin ofensiv.

Pavarësisht se argjentinasi nuk po kalon momentin më të mirë te Atlético Madrid javët e fundit, drejtuesit katalanas vazhdojnë ta vlerësojnë lart profilin e tij dhe e shohin si pasuesin ideal të Robert Lewandowskit.

Sipas mediave spanjolle, në “Camp Nou” janë të gatshëm të bëjnë një investim të madh për sulmuesin 25-vjeçar, duke besuar se ai mund të formojë një dyshe të frikshme sulmuese me Lamine Yamal.

Edhe pse operacioni pritet të jetë i kushtueshëm, Barcelona mbetet e vendosur ta transferojë Alvarezin, të cilin e konsideron “Luis Suárezin e dekadës së ardhshme”.

Latest from Blog

Shefi i OKB-së anulon udhëtimin për në Davos

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka anuluar planet e tij për të marrë pjesë në takimin e Davosit në Zvicër. Atje, Guterresh ishte paraparë të mbante një fjalim të veçantë,
Go toTop