January 22, 2026
1 min read

Barcelona në ndjekje të “Neymarit të ri”

Barcelona ka hedhur sytë nga Brazili dhe po monitoron nga afër talentin 16-vjeçar Eduardo Conceiçao, i cilësuar si “Neymari i ri”.

Sulmuesi i Palmeiras ka shkëlqyer në turneun prestigjioz Copinha, duke tërhequr vëmendjen e skautëve evropianë.

Klubi katalanas e ndjek prej muajsh zhvillimin e tij dhe e sheh si investim strategjik për të ardhmen.

Conceiçao ka kontratë deri në vitin 2029 dhe klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, ndërsa Barcelona ka synim transferimin e tij gjatë viteve të ardhshme. 

Latest from Blog

Go toTop