Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në disa zona të kryeqytetit sot do të ketë ndërhyrje nga ekipet e mirëmbajtjes.
Përmes një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se nga intervenimet mund të ketë reduktime të përkohshme të ujit.
Intervenimet do të bëhen në fshatrat Bardhosh dhe Bërnicë, si edhe rrugët: “Hyzri Talla”, “Gjon Serreqi”, “Zagrebi”, “Vinqenc Prenushi” dhe “Uilliam Shekspir”.