January 6, 2026
1 min read

Bashkimi ndan rrugët me Jeremiah Bailey

Pas afrimeve të huaja Ike Nwamu dhe Shannon Shorter, KB Bashkimi ka marrë vendim për të liruar një nga lojtarët e huaj nga përbërja e skuadrës.

Ekipi prizrenas ka ndarë rrugët me alon amerikan, Jeremiah Bailey. Bailey ishte pjesë e Bashkimit edhe në garat evropiane, ku në kuadër të FIBA Europe Cup regjistroi mesatarisht 13.5 pikë për ndeshje.

Ndërkohë, në garat vendore paraqitjet e tij ishin më të zbehta, duke shënuar mesatarisht 7 pikë për ndeshje, çka edhe çoi në vendimin e klubit për ndryshime në përbërje pas transferimeve të fundit.

Latest from Blog

Go toTop