Shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 po hyn në fazën më vendimtare të lojës, ku emocionet janë në kulm, konfliktet po ashpërsohen dhe çdo veprim po shihet si strategji.
Hapja e televotimit për finalistin e parë, përplasjet e forta mes banorëve, dramat familjare dhe akuzat e rënda kanë trazuar ndjeshëm dinamikën e shtëpisë, duke e bërë këtë javë një nga më të fortat e këtij edicioni.
Prime-i i mbrëmshëm qe plot dinamika, debate, akuza e lot.
Përplasje e fortë mes Elijonës dhe Labit
Debati mes Elijonës dhe Labit në Prime u ashpërsu tej mase, ku Labi e akuzoi atë se po përdor afrimin me Klodin si strategji loje dhe se po tenton ta ndajë atë nga e fejuara.
“Ti je tu e prish një çift. Çfarë mesazhi po jep për vajzat e reja?”, u shpreh Labi.
Provokimi i Ludos dhe reagimi i Elijonës
Ludo tensionoi situatën duke ironizuar mesazhin e babait të Elijonës dhe raportin e saj me Klodin, duke thënë se nëse Klodi fiton lojën, do të shkojë në Mallorca me të dashurën e tij dhe jo me Elijonën.
Elijona reagoi duke sqaruar se mesazhi i babait ishte emocional dhe jo strategjik.
Elijona shpërthen në lot pas reagimit të dajës
Pas leximit të zarfit të kuq, Elijona u përfshi nga emocionet, duke shpërthyer në lot pasi pa reagimin publik të dajës së saj.
Ajo shprehu dhimbjen për situatat familjare, duke theksuar se nuk ka pasur lidhje të fortë me të afërmit pas humbjes së nënës dhe gjyshërve.
E prekur emocionalisht, Elijona reagoi ashpër ndaj deklaratave të dajës, duke thënë se ai e ka lënduar qëllimisht:
“Ke lëndu fëmijën e motrës tënde”, ishte kritika e saj ndaj dajës.
Ajo theksoi se rrëfimet e saj ishin personale dhe nuk kishin për qëllim të përfshinin apo ekspozonin familjen.
Zyrtarizohet data e finales së madhe
Por nata nuk mbaroi me kaq.
Pas shumë spekulimeve dhe aludimeve, produksioni ka zbuluar se finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 do të mbahet më 27 shkurt.
Hapet televotimi për finalistin e parë
Pas sfidës së kapitenit, Benita dhe Londrimi u shpallën fitues dhe morën të drejtën të formojnë grupet e tyre për këtë fazë vendimtare të lojës.
Grupi i Benitës: Klodi, Ludo, Dolce, Labi.
Grupi i Londrimit: Elijona, Aurora , Saunita, Hygerta, Arditi.
Qysh nga mbrëmë ka nisur maratona e televotimit, e cila do të përfundojë më 20 shkurt. Grupi i parë që shkon në nominim është grupi i Benitës, ku banori më i votuar nga publiku shpallet finalisti i parë, ndërsa banori me më pak vota eliminohet nga gara.