November 5, 2025
1 min read

Behrami: Katër ose pesëfish më shumë dosje në Hagë kundër UÇK-së sesa kundër Millosheviqit

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte temë e diskutimit sonte në Rubikon të Klan Kosovës, në pesëvjetorin e shkuarjes së tyre Hagë.

Deputeti i PDK-së Artan Behrami, tha në Klan Kosova se ka pasur siç e quajti ai ‘inzhinjering të dëshmive’ kundër katërshës së UÇK-së, ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit si dhe Rexhep Selimit.

Ai shtoi se ndaj tyre ka pasur katër ose pesëfish më tepër dosje se ndaj “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

“Është përcjellë me shkelje aq flagrante dhe aq masive, të cilat e kanë përmbysur edhe besimin e qytetarëve dhe ju e dini që qytetarët kësaj gjykate fatkeqësisht nuk i besojnë, sepse e kanë parë që kjo gjykatë e ka vetëm një uniformë, ku nuk vërehen gjykatësit nga prokurorët”, deklaroi ai 

Latest from Blog

“Pussycat Dolls” konfirmojnë ribashkimin

Grupi i vajzave “The Pussycat Dolls” ka njoftuar se do të ribashkohen si një trio për një këngë të re dhe një turne botëror. Nicole Scherzinger, Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt kanë

Në QKUK relizohet shtatzënia e parë me IVF

Për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në QKUK është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF). Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë
Go toTop