December 8, 2025
1 min read

Betohet Smajl Latifi: Do të jem kryetar i të gjithëve, pa dallim

Smajl Latifi, është betuar sot në Kuvendin Komunal të Rahovecit, si kryetar i kësaj komune.

Përmes një postimi në Facebook, Latifi tha se do të jetë kryetar i të gjithëve pa dallim, dhe u zotua se do të punojë me ndershmëri, transparencë e përkushtim.

“Sot dhashë betimin para Kuvendit Komunal të Rahovecit, për të marrë zyrtarisht mandatin tim të katërt si Kryetar i Komunës. Do të jem Kryetar i të gjithëve, pa dallim, dhe do të jem krah jush çdo ditë. Zotohem se do të punoj me ndershmëri, transparencë, përkushtim dhe do të jem pranë të gjithëve”.

“Faleminderit për besimin tuaj dhe mbështetjen e vazhdueshme!”, ka shkruar i pari i Rahovecit.

Mund të jetë një imazh i tribunë
Mund të jetë një imazh i tribunë

Latest from Blog

‘365’ publikohet nga Guva

Është një nga reperët më unik të skenës. Këtë gjë, Guva e dëshmon përmes projekteve që i lanson, duke mos heq dorë nga origjina e repit. Kësaj radhe, ai së fundmi ka
Go toTop