February 3, 2026
1 min read

Bie vetura në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, mbyllet qarkullimi për automjete

Një aksident me të lënduar është shënuar sot në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hani i Elezit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se vetura ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj.

Si pasojë, rruga është e mbyllur në të dy korsitë, njoftoi Veseli.

“Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet relevante, përfshirë Policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore si dhe njësitin e trafikut rajonal Ferizaj, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme”, tha ai.

Latest from Blog

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë mbahet me rastin e shënimit të 28-të vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas një
Go toTop