September 16, 2025
1 min read

Biseda telefonike me Albright, Rubin: Demaçi tha ose pavarësi, ose le të vdesim

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, ka rrëfyer bisedën telefonike në mes të Adem Demaçit, atë botë përfaqësues politik i UÇK-së, me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në lidhje me Marrëveshjen e Rambujes.

Rubin deklaroi se Demaçi i tha Albright-it se ose duhet të jetë pavarësia pjesë e marrëveshje, ose le të vdesin.

“Albright thirri në telefon Demaçin. Kam qenë aty. Më kujtohet shumë mirë që na u duk sikur ishte një person që kishte autoritet, jo autoritet fizik apo vertikal, por ideologjik. Dhe se Hashim Thaçi mendonte se kishte nevojë për nevojë për një person si Adem Demaçi që ta ndihmonte ta shtynte pak çështjen e pavarësisë, prandaj ka thënë autonomi, jo pavarësi. Ai nuk ka thënë ne nuk duam pavarësi, por jo tani, jo në këto momente. Dhe ai donte të tregonte që çështjen e pavarësisë mund ta diskutojmë pak ma vonë”, tha Rubin.

“Demaçi thoshte o pavarësi, o le të vdesim”, shtoi.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop