December 22, 2025
1 min read

Blinaja e mbrojtur: Mbretëria e 500 derrave dhe 400 drerëve të egër

Bukuri që të lë pa frymë. Një parajsë e heshtur në zemër të Kosovës. Mijëra hektarë të ruajtura me zemër e përkushtim nga njerëz të thjeshtë, punëtorë që çdo ditë mbrojnë këtë qetësi.

500 derra të egër dhe 400 drerë që jetojnë larg zhurmës së njeriut, në botën e tyre të lirë, aty ku qetësia është ligj.

Është ky Parku i mbrojtur I Blinajës vetëm 20 kilometra larg Prishtinës, atje ju dërgon emisioni KREJT KAPAK me Milotin. Në Blinajë, tash e 26 vjet, nuk ka gjueti as selektive, as turistike. Këtu, jeta e egër është lënë të jetojë në paqe.

Brenda Parkut të Blinajës janë 33 liqene të krijuara dikur nga dora e njeriut, sot frymojnë si pjesë e një natyre të gjallë.

Dikur oazë për elitën politike jugosllave, dikur dhe sot e ruajtur nga çlirimtarët. Madje thuhet se këtu ishte mbajtur edhe Rankoviqi famëkeq.

Brenda këtij parku të mbyllur shtrihen afro 70 kilometra rrugë malore. Rrethoj a e tij, 34 kilometra, prek 13 fshatra dhe tri komuna. Hyrja lejohet vetëm me leje speciale, për ta ruajtur atë që është e rrallë.

Këtu jetojnë dhelpra, lepuri i egër, macja e egër, shqiponja, skifteri, bufi, pula e egër, thëllëza dhe shumë jetë të tjera të heshtura. Ujq nuk ka, por qetësia sundon.

Në këtë vend gjendet edhe një trofe nga lufta e fundit.

Latest from Blog

Go toTop