September 24, 2025
1 min read

Britania i bën thirrje Serbisë të sjellë para drejtësisë Radoiçiqin e autorët e tjerë të sulmit në Banjskë

Ambasada britanike në Kosovë ka përkujtuar sot dyvjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Përmes një postimi në Facebook, thuhet se ende vazhdohet të mbahet zi për humbjen e tij, duke vlerësuar profesionalizmin dhe guximin e Policisë së Kosovës që më 24 shtator 2023 rivendosi rendin, si dhe punën e prokurorëve të Kosovës në ngritjen e aktakuzës.

Por, amabsada ka riktheksuar se autorët e sulmit në Banjskë, në krye me Milan Radoiçiqin, ende nuk janë arrestuar, duke i bërë thirrje autoriteteve serbe që ti sjellin pata drejtësisë.

“Autorët, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë arrestuar dhe sjellë para drejtësisë. Ne përsëri u bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të veprojnë sa më shpejt në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop