October 28, 2025
1 min read

Bundeswehr ndal dhënien e pronave të veta për përdorim civil

Pas dekadash tkurrjeje, Bundeswehr-i n Gjermani do të shtojë trupat. Prandaj, Ministria e Mbrojtjes ndali tani përdorimin pronave ushtarake për qëllime civile, me pasoja për shtetet dhe komunat.

Ministria e Mbrojtjes ndalon shndërrimin e pronave ushtarake dhe përdorimin civil të tyre. Arsyeja është kërkesa në rritje për lokacione ushtarake për shkak të zgjerimit të planifikuar të forcave të armatosura, njoftoi ministria. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin,  ngrirja e konvertimit fillimisht prek 187 ish-prona ushtarake në pronësi të Agjencisë Federale për Pasuri të Paluajtshme. Ato janë thelbësisht të përshtatshme për përdorim nga Bundeswehr,  sipas ministrisë. Përveç kësaj, ka edhe 13 prona të tjera që ende operohen nga Bundeswehr të cilat nuk do të hiqen nga përdorimi – në kundërshtim me vendimet e mëparshme.

Ato përfshijnë ish-bazën ajrore në Fürstenfeldbruck dhe pjesë të Aeroportit Tegel në Berlin. Këto hapësira do t’i shtohen një “rezerve strategjike të truallit” për të siguruar disponueshmërinë në plan afatshkurtër nëse është e nevojshme.

Shqetësim për landet dhe komunat

Ky ndalim pengon pjesërisht planet ekzistuese të landeve dhe komunave për përdorimin civil të tokës. Nils Hilmer, Sekretari i Shtetit përgjegjës në Ministrinë e Mbrojtjes, shpjegoi se qeveria është plotësisht në dijeni të implikimeve të vendimit dhe po përpiqet të marrë në konsideratë planet ekzistuese civile.

Procesi i konvertimit të pronave të Bundeswehr-it për përdorim civil filloi në fillim të viteve 1990 në Gjermani,  kur Bundeswehr-i u zvogëlua ndjeshëm pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Ai vazhdoi në vitet 2010 pasi u pezullua rekrutimi ushtarak. Në shumë në këto hapësira në ish-kazermat e Bundeswehr-it  janë ndërtuar apartamente. 

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop