Asamblisti i PDK-së në Vushtrri, Xhon Gubetini ka reaguar pas përurimit të segmentit të rrugës Prishtinë-Vushtrri.
Gubetini ka thënë se ky është projekti më i përuruar në histori, duke ironizuar se ka mbetur edhe një shirit më e prerë për çdo kilometër dhe, sipas tij, kryhet puna.
Me tutje, asamblisti më i votuar në Vushtrri ka thënë se problemi i kolonave nuk është zgjidhë, por vetëm është spostuar pak më tutje.
“Edhe për Mitrovicën? Zero efekt. Asnjë centimetër nuk e prek territorin e saj. Pra, për një pjesë të madhe të qytetarëve, kjo është thjesht një rrugë që e shohin prej larg”, ka shkruar ndër të tjera ai.