Interi do të duhet të përballet me disa ndeshje të rëndësishme pa Hakan Calhanoglun. Siç raporton Gazzetta dello Sport, mesfushori turk ka pësuar një risentiment në soleon e majtë dhe do të mungojë për një periudhë që pritet të zgjasë rreth një muaj.
Calhanoglu, i cili shënoi me penallti në sfidën Inter-Napoli, u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 87-të. Kontrollet mjekësore kanë konfirmuar problemin muskulor, i cili do të rivlerësohet në ditët në vijim, por tashmë është e sigurt se lojtari do të humbasë disa takime kyçe.
Mesfushori turk nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e kampionatit kundër Lecce dhe Udinese, përballjen e Champions League ndaj Arsenalit, si dhe sfidën ndaj Pisës. Trajneri Chivu pritet të mos e ketë në dispozicion për afro një muaj, duke krijuar një mungesë të rëndësishme në mesin e fushës zikaltër.
Një rikthim i mundshëm mund të ndodhë më 28 janar, në ndeshjen e Champions League kundër Borussia Dortmundit, e fundit e fazës së grupeve. Ky është ndalesa e dytë sezonale për Calhanoglun, pas dëmtimit muskulor që e mbajti jashtë në sfidën ndaj Genoas, ndërsa më herët ai kishte pasur edhe një problem në kyçin e dorës.
Një situatë që shqetëson Interin, i cili shpreson ta rikthejë sa më shpejt një nga pikat kyçe të skuadrës.