July 14, 2026
1 min read

Cërrik: Përplasja kokë më kokë mes dy makinave përfundon me dy viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik të Shqipërisë, ku një përplasje e fuqishme mes dy automjeteve ka përfunduar me pasoja fatale.

Sipas informacioneve të para, dy vetura janë përplasur kokë më kokë, ndërsa goditja ka qenë aq e fortë sa të dy mjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha. Njëri prej automjeteve ka përfunduar jashtë rrugës pas aksidentit.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në zonë kanë dalë ekipet e emergjencës, Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit, /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop