Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar edhe Nismën, subjektin politik të 23 me radhë për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Gjatë periuhës 7-ditore (24 nëntor – 30 nëntor 2025) 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Në mbledhjen e 87-të, më 2 dhjetor 2025, KQZ mori vendim për certifikimin e 22 subjekteve politike (16 parti politike; 3 koalicione; 2 iniciativa qytetare dhe 1 kadidat i pavarur) për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, si në vijim:
Partitë politike:
- LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
- PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
- KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
- INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
- NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
- Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
- PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
- SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
- JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
- PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
- AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS;
- Kosovaki Nevi Romani Partia;
- FJALA;
- LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);
- KOSOVSKI SAVEZ; dhe
- PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR (PBKDSH).
Koalicionet:
- Lëvizja VETËVENDOSJE!;
- KOALICIJA VAKAT; dhe
- PAI – PDAK – LPB.
Iniciativat qytetare:
- PSA; dhe
- Iniciativa Qytetare për Kosovë.
Kandidat i pavarur:
- NEDŹMIDIN SEJDILAR.