March 4, 2026
1 min read

Çështja e presidentit, Haradinaj: Nënshkrimet i kemi gati, ende s’kemi marrë ftesë për seancë

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen e seancës për çështjen e Presidentit.

Ai tregoi se janë ftuar për takim nga grupi plarmanetar të AAK-së.

I pyetur rreth asaj se a i janë kërkuar nënshkrimet për ndonjë kandidat, ai potencoi se i kanë të gatshme ato, njofton Klankosova.tv

“Të gatshëm i kemi, kurdo që janë të interesuar, këtu në tavolinë, në zyre të grupit, do t’i marrin”, deklaroi Haradinaj.

Ai nuk komentuar rreth emrit të përfolur për kandidat për president nga VV-ja, Andin Hoti.

“Nuk jemi ende në fazën e komenteve apo spekulimeve. Përderisa nuk janë 30 nënshkrime të depozituara, s’ ia vlen as të diskutohet”, theksoi ai.

Latest from Blog

Go toTop