March 4, 2026
1 min read

Çështja e presidentit/ Kurti pritet të takohet sërish me Abdixhikun dhe me Hamzën

Sot pritet të mbahet seanca e kuvendit për çështjen e presidentit, në një zhvillim që ka nxitur interesim të madh në vend.

Burime të Indeksonlinet, brenda kuvendit, bëjnë të ditur se seanca mund të ftohet në orën 13:00, ose në orët e mbrëmjes.

Sipas burimeve, Kurti paraprakisht pritet të zhvillojë edhe një raund diskutimesh me krerët e opozitës, Bedri Hamzën (PDK) dhe Lumir Abdixhikun (LDK).

Përgjatë ditëve të fundit, takimet e kryeministrit me këta liderë nuk kanë qenë të pakët, por nuk është bërë e ditur nëse është arritur ndonjë dakordim konkret rreth kandidaturës për president/e.

Mbetet të shihet nëse gjatë seancës së sotme do të ketë propozime zyrtare dhe nëse do të arrihet konsensus mes partive parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtetit.

Latest from Blog

Lumir Abdixhiku kandidat për President?

Tema e zgjedhjes së Presidentit, u diskutua edhe sot. Nga panelistët u dhanë versione të ndryshme rreth skenarëve dhe emrave që mund të propozohen. Gazetari Vullnet Krasniqi, bëri një supozim se lideri
Go toTop