December 25, 2025
1 min read

Chivu: Interi është si një lavatriçe

Trajneri i Inerit Cristian Chivu është shpallur trajneri më i mirë rumun në vitin 2025.

Është një njohje e madhe për strategun rumun, i cili u bë trajner i ekipit të parë vetëm këtë vit.

Chivu mori drejtimin e Parmës në shkurt, pastaj u kthye në Inter, ku punoi në akademinë e futbollit derisa u transferua në Parma.

45 vjeçar, ai ka luajtur 27 ndeshje me Interin që nga vera e kaluar dhe aktualisht kryeson kampionatin italian.

Ai ka një karrierë të shkëlqyer si lojtar, në të cilën luajti për Romën dhe Interin.

Karriera e tij si lojtar do të kishte qenë edhe më e mirë nëse nuk do të ishte prekur nga lëndimet. Ai gjithashtu luajti 75 ndeshje për ekipin kombëtar rumun, për të cilin shënoi tre gola.

“Isha me fat që mora punën te Interi” “Gjithçka varet nga ekipi që ke. Ka shumë punë, tension dhe pasion në procesin e arritjes së suksesit. Ne i përveshëm mëngët para sezonit dhe ia nisëm punës. Mbetëm optimistë. Do të kisha qëndruar te Parma, doja ta zgjasja kontratën, por Interi ndërhyri pasi Simone Inzaghi u largua. Pata fat që mora punën. Rezultatet janë gjithmonë gjëja më e rëndësishme. Te Interi është si një lavatriçe që është gjithmonë ndezur dhe ti përplas kokën në çdo mur. Nuk ka kurrë paqe, gjithmonë ka presionin e rezultateve dhe të të luajturit çdo tre ditë. Më pëlqen përgjegjësia dhe presioni, të gjitha ato gjëra që më mbajnë zgjuar dhe të qëndrueshëm”, tha ai për Gazeta Sporturilor të Rumanisë.

Latest from Blog

Go toTop