November 11, 2025
1 min read

Çitaku: Rozeta Hajdari ka zbatuar urdhrat e Kurtit, s’ka bërë asnjë hap pa dijeninë dhe aprovimin e tij

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Ministres Rozeta Hajdari dhe tre të tjerëve lidhur me skandalin e rezervës shtetërore.

Çitaku ka thënë se Rozeta Hajdari nuk ka bërë as edhe një hap pa dijeninë dhe aprovimin e Kryeministrit Albin Kurti dhe se ajo vetëm ka zbatuar urdhrat e tij.

“Në fakt, Rozeta, sikurse edhe të gjithë kolegët e saj në kabinetin Kurti 2, nuk ka bërë as edhe një hap pa dijeninë dhe aprovimin e A.K. Ka qenë e qartë për këdo që A.K. nuk ka pasur ministra me mandat të plotë e me autoritet vendimmarrës. Ka pasur ndihmës, zbatues të urdhrave të tij”.

Aktakuza ndaj Hajdarit është ngritur për keqpërdorim detyre dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Latest from Blog

Pedro Neto rrezikon dënim nga UEFA

Sulmuesi i Chelseat, Pedro Neto, mund të përballet me një dënim nga UEFA pas një incidenti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint‑Germain. Gjatë humbjes 5-2 të skuadrës londineze, portugezi
Go toTop