February 25, 2026
1 min read

Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë presidentë, ministra, deputetë, por ka vetëm një familje Jashari

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë që të gjendet dhe votohet në Kuvend presidenti i ardhshëm i vendit.

E Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së Murat Jasharit, i cili refuzoi të jetë kandidat për president.

Në “Pressing”, ajo ka deklaruar se në Kosovë do të ketë presidentë, ministra, deputetë e ambasadorë, por vetëm një familje Jashari.

Ajo ka thënë se kjo familje është rast unik në tërë Evropën.

“Kosova për sa të ketë tokë e qiell, do të ketë edhe presidentë, ministra, deputetë, ambasadorë. Por vetëm një familje, familja Jashari. Është rast unik, jo vetëm në historinë tonë, por në tërë Evropën, kur një familje e tërë flijohet” – u shpreh Çitaku.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop