November 3, 2025
1 min read

Çitaku – Spiropalit pas vizitës në Hagë: T’u rrit nderi, falë jush luftëtarët s’janë pa atdhe

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka falënderuar ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropalin, për vizitën që ia bëri ish-presidentit, Hashim Thaçi në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku thotë se falë Shqipërisë, luftëtarët në Hagë nuk kanë mbetur pa atdhe.

“Elisa, Tu rritë nderi. Falë jush, luftëtarët tanë në Hagë nuk janë pa atdhe”, ka shkruar Çitaku.

Kujtojmë që Spiropali pas vizitës te Thaçi, tha se ish-presidentin e gjeti në gjendje të mirë, derisa shtoi se lufta e çlirimtarëve nuk mund të njolloset.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop