January 29, 2026
1 min read

Çka po i kthen fëmijët e Kosovës në kriminelë?

Sa do vepra të rënda penale të kryejnë, fëmijët nën moshën 14 vjeç nuk dënohen.

Kështu e parasheh Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Grupi i të miturve nga Fushë-Kosova, të cilët kanë kryer dhjetëra raste vjedhjesh dhe vjedhjesh të rënda, nuk do ta vuajë asnjë ditë burg.

Avokati Admir Salihu thotë për Kiks Kosova se edhe prindërit e këtyre fëmijëve mund të kenë kryer vepra penale, si pasojë e papërgjegjësisë ndaj fëmijëve të tyre.

Meqenëse personat nën moshën 14-vjeçare nuk i kap ligji, në rastin konkret, sipas avokatit Salihu, prindërit mund ta vuajnë dënimin për veprimet e fëmijëve të tyre.

Por, çfarë i shtyn fëmijët të kryejnë vepra kriminale?

Ndër të tjera, psikologu Dorjan Krasniqi thotë se fëmijët po i marrin si model artistët, të cilët këndojnë për drogën, krimin dhe paratë.

Por, a do të duhej të ndëshkohen këta fëmijë?

Psikologu Krasniqi u bën thirrje institucioneve që të punojnë në këtë drejtim dhe të mos i lënë këta fëmijë të shndërrohen në kriminelë në të ardhmen. 

Latest from Blog

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njofton qytetarët se nesër, më 14 mars 2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në pikën kufitare Jarinje, në territorin e Serbisë. Sipas
Go toTop