Sot në Hagë dëshminë e tij po e jep James Covey, i cili shërbente në Kosovë si zëvendëshef i UNMIK-ut.
Gjatë dëshmisë së tij, para mbrojtjes, Covey ka folur rreth vështirësive kishte pasur Misioni i OKB-së në Kosovë, për të nxjerrë një deklaratë të përbashkët nga Këshilli Tranzitor i Kosovës, pas vrasjeve të vitit 1999.
Ai tregoi se Bernard Kouchner, shefi i atëhershëm i UNMIK-ut, kishte kërkuar një deklaratë nga ky këshill, si trup përfaqësues, që do të dënonte vrasjet dhe do të bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës.
“Bernard Kouchner shpresonte të merrte një deklaratë nga Këshilli Tranzitor i Kosovës si një trup që dënonte vrasjet dhe që shprehte nevojën për mos ekzistencën e dhunës. Dhe e mbajë në mend që ishte e pamundur të sigurohej një deklaratë e tillë. Asnjë nga personat që ishin të pranishëm në takimin e dytë të këshillit nuk donte ta nënshkruante një deklaratë të tillë,” tha ai.
Ish-zyrtari i lartë ndërkombëtar, një përfaqësues serb dhe disa pjesëtarë të tjerë u larguan nga mbledhja, duke mos e parë më këshillin si një organ funksional.
“E di që personat që nuk u pajtuan me idenë për të dhënë një deklaratë të tillë ishte edhe Veton Surroi, por përfshinte edhe Hashim Thaçin. Ne mbetëm të befasuar dhe në veçanti kur mësuam me kalimin e kohës se ai kishte bërë deklarata të mëparshme sa i takonte Këshillit Tranzitor, ku shpreheshin ndjesitë. Më duhet të them se dukej sikur Këshilli Tranzitor nuk ishte gjatë gjithë kohës në një linjë. Por, me përjashtim të këtij rasti, Thaçi është shprehur në mënyrë që ka dënuar sulmet dhe ka dhënë përshtypjet e veta,” u shpreh ai.
Tutje, ai u pyet nga avokati Luka Mishetiq, e pyeti nëse pas vrasjeve në Grackë të Lipjanit ku ishin vrarë 14 serbë, ishte mbajtur ndonjë takim i Këshillit Tranzitor.
Ai tha se edhe aty nuk ishte arritur një deklaratë e përbashkët, por Thaçi kishte dalë me një deklaratë në emër personal, duke komentuar situatën.
Këshilli Tranzitor i Kosovës, ishte një organ i cili ekzistonte në Kosovë nga korriku 1999 deri në nëntor 2001 gjatë periudhës kur Kombet e Bashkuara ishin drejtpërdrejt përgjegjëse për qeverisjen e Kosovës.
Këshilli përbehej nga politikanë, përfaqësues të UÇK-së, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe pjesëtarë të komuniteteve.