Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka vendosur ndalimin e udhëtimeve për tifozët e Interit deri më 23 mars, pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në Cremona.
Kjo masë përfshin jo vetëm udhëtimet e tifozëve të Interit, por edhe shitjen e biletave për banorët e Lombardisë në ndeshjet ku zikaltrit luajnë jashtë fushe, deri më 23 mars 2026.
Nga ky vendim përjashtohet derbi Milan–Inter i 8 marsit, pasi bëhet fjalë për një ndeshje në të njëjtin qytet dhe nuk parashikohen lëvizje tifozësh.
Kjo do të thotë se Curva Nord do të jetë e pranishme rregullisht në stadium për sfidën ndaj Milanit.
Ndeshjet ku tifozët e Interit nuk do të lejohen të udhëtojnë përfshijnë përballjen e radhës në Reggio Emilia kundër Sassuolos, si dhe në Lecce dhe Firence.
Dënimi ishte shumë i butë krahasuar me atë që u diskutua ditëve të kaluara, pasi ishte në opsion edhe marrja e pikëve në tavolinë.
