Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, u shpreh e mërzitur pas lajmit për vdekjen e akademik Nexhat Dacit.
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se Daci do të mbahet mend për kontributin e tij në jetën akademike, publike dhe shtetërore të vendit.
“Më mërziti lajmi për ndarjen nga jeta të akademik Nexhat Dacit, ish-kryetar i Kuvendit të Republikës. Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë shoqërinë. Akademik Nexhat Daci do të mbahet mend dhe do të kujtohet për kontributin e tij në jetën akademike, publike dhe shtetërore të vendit”, tha ajo.
Bajrami u shpreh ngushëllime familjes Daci, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën.
“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, përfundoi ajo.