Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë dal në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimit të Kupës së Botës 2026.
Kosova fillimisht udhëton për ndeshjen e parë kualifikuese të play-offit ndaj Sllovakisë, kurse në rast të fitores potenciale, Dardanët do të kenë punë me fituesin e ndeshjes Turqi-Rumani në “Fadil Vokrri”.
Në skenarin tjetër në rast të humbjes së Kosovës ndaj Sllovakisë, ndeshja në “Fadil Vokrri” do të luhet me humbësin e duelit Turqi-Rumani.