Members of the United Nations Security Council meet on the day of a vote on a Gaza resolution that demands an immediate ceasefire for the month of Ramadan leading to a permanent sustainable ceasefire, and the immediate and unconditional release of all hostages, at U.N. headquarters in New York City, U.S., March 25, 2024. REUTERS/Andrew Kelly
October 23, 2025
1 min read

Danimarka ia kërkon Kosovës Asociacionin… dhe Serbisë të mos e pengojë në organizata ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, përfaqësuesi i Danimarkës ka kërkuar që të dyja palët, Kosova dhe Serbia, të tregojnë angazhim më të madh në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se ka ardhur koha për hapa konkretë.

“Ne u bëjmë thirrje si Serbisë, ashtu edhe Kosovës që të rrisin angazhimin e tyre ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Siç e ka thënë shumë qartë Përfaqësuesi special i sapoemëruar për dialogun, Z. Peter Sørensen, “Është koha për të ecur përpara”, deklaroi përfaqësuesi danez.

Ai ka theksuar se sipas këtyre marrëveshjeve, Kosova duhet të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa Serbia duhet të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Sipas këtyre marrëveshjeve, Kosova duhet të krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Dhe Serbia duhet të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Normalizimi i marrëdhënieve është në interes të të gjithë popujve të Kosovës dhe Serbisë. Do të ishte në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon”, u shpreh ai.

Latest from Blog

Go toTop