Kombëtarja e Kosovës (vajzat) ka shënuar fitore të thellë kundër Gjibraltarit në “Fadil Vokrri” në kuadër të Kualifikimeve për Botërorin e Vajzave 2027.
Dominimi i Dardaneve u pa qysh në fillim të kësaj përballjeje, kur në minutën e 4-të shënuan golin e parë.
22 minuta më vonë, dyfishuan epërsinë, rezultat me të cilin edhe mbyllën pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, ishte Modesta Uka ajo që shënoi për 3-0 në minutën e 63-të.
Në minutat 72 dhe 76, rezultati shkoi në 5-0, kurse për epilogun final u përkujdes sulmuesja Gentiana Fetaj e cila në minutën e 87-të shënoi për 6-0, që ishte edhe goli i saj i dytë i mbrëmjes.
Kosova garon në Grupin 2 të Ligës C për kualifikimet e Kupës së Botës 2027.