October 23, 2025
1 min read

Daut Haradinaj i prerë: As në këmbim të postit të Presidentit s’kemi votë për Kurtin 3

Deputeti Daut Haradinaj, në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ka deklaruar se ai dhe deputetët tjerë të AAK-së nuk kanë votë për Albin Kurtin për një mandat të ri në krye të qeverisë.

Madje, ai thekson se nuk do të kenë votë për të as në këmbim të postit të presidentit të vendit. Haradinaj më tej tha se kjo temë nuk është më as në tavolinë diskutimi.

“Nuk mundet me pas në këto rrethana votë për Albin Kurti, e kemi një bjeshkë në mes. Nuk kisha dashur ta komentoj fare. Nuk do të ketë votë. Nuk ka ndryshuar diçka që ne me ndryshu qëndrim. [Nëse ua ofron postin e presidentit?]. Faleminderit shumë, nuk ia japim votën, në këto rrethana. Nuk jemi të gatshëm dhe nuk është temë më në tavolinë presidenti”, tha Haradinaj në Rubikon.

Ai tha se mund të ketë qeveri Kurti 3, por që do të jetë vështirë meqë matematikisht u mungojnë edhe së paku 14 vota.

“Nuk e përjashtoj kurrë mundësinë që do të ketë Kurti 3, se është e padrejtë në politikë që të thuhet nuk ka me u bë. Por unë nuk shoh zgjidhje, në matematikë aq sa kam përvojë parlamentare, se ai i ka vetëm 48 deputetë, i mungojnë edhe një numër i theksuar, minimalisht edhe 14 deputetë”, tha më tej Haradinaj.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop