February 11, 2026
1 min read

De Zerbi largohet nga Marseille me efekt të menjëhershëm

Roberto De Zerbi dhe Olympique Marseille kanë ndarë rrugët me efekt të menjëhershëm.

Lajmi është konfirmuar pas bisedimeve të zhvilluara në 48 orët e fundit mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit francez.

Sipas raportimeve nga mediat në Francë, mes palëve nuk ka pasur konflikte apo përplasje, por bëhet fjalë për një vendim të përbashkët.

De Zerbi ka vlerësuar se kjo është zgjidhja më e mirë për të ardhmen e klubit, ndërsa drejtuesit e OM kanë pranuar vendimin e teknikut italian.

Tashmë Marseille pritet të nisë menjëherë kërkimet për pasuesin e De Zerbit, ndërsa mbetet për t’u parë se cili do të jetë hapi i radhës në karrierën e trajnerit italian.

Latest from Blog

Go toTop