February 23, 2026
1 min read

Debati për mbledhjen mbyllur në çështjen ‘Balluku’, Balla – PD-së: Mjerë Shqipëria për këtë opozitë!

Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur sot lidhur me kërkesën e SPAK-ut për autorizim në heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kjo mbledhje me dyer të mbyllura është shoqëruar me debate, pasi demokratët kanë kërkuar që të jetë e hapur, por që nuk është pranuar nga socialistët.

Kreu i grupit parlamentar i të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur PD-së duke i thënë se habitet si kjo parti është kundër kërkesës së Prokurorit që mbledhja të jetë e mbyllur

“Kërkesa është e qartë, prokurori e do me dyer të mbyllura. Jeni qesharakë, thoni duam pikën 1 dhe nuk duam pikën 2 të të njëjtës kërkesë nga prokurori. Mjerë Shqipëria për këtë opozitë”, është shprehur Balla.

Latest from Blog

Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Liderin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë sipas raportimeve në median shtetërore iraniane. Ky funeral tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me fotografitë në
Go toTop