October 8, 2025
1 min read

Dehet dhe sulmon policët, arrestohet një person në Prishtinë

Një burrë ka përfunduar në mbajtje pas një incidenti të ndodhur mbrëmë në rrugën “5 Maji” në Prishtinë, ku ai ka sulmuar zyrtarë policorë.

Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari ndodhej nën ndikimin e alkoolit kur fillimisht kishte sulmuar zyrtarët gjatë ndërhyrjes së tyre.

Më pas, gjatë intervistimit në stacionin policor, ai kishte tentuar të largohej me forcë, por është ndaluar nga policët, të cilët ai i ka sulmuar sërish, duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin policor.

Latest from Blog

Go toTop