January 12, 2026
1 min read

Deklarata e Alonsos zemëron tifozët, Perez thërret takim

Real Madrid dështoi të ndërpresë serinë e humbjeve kundër Barcelonës, e cila festoi fitoren e tretë radhazi ndaj klubit madrilen në finalen e Superkupës spanjolle mbrëmë.

Ekipi katalanas mbrojti titullin e saj me një fitore 3-2, me Raphinha që shënoi dy herë.

Robert Lewandowski shënoi një gol për Barcelonën, ndërsa Vinicius Junior dhe Gonzalo Garcia shënuan për Real Madridin.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, shkaktoi pakënaqësi tek disa tifozë duke deklaruar se humbja nuk ishte një problem i madh për të, sepse ai e konsideron trofeun e Superkupës si më pak të rëndësishëm të sezonit.

Disa tifozë më pas i kërkuan presidentit të klubit, Florentino Perez, të shkarkonte Alonson, duke besuar se ishte koha për një ndryshim trajneri.

Sipas José Félix Díaz të AS, Perez mbajti një takim urgjent me stafin e tij dge tema kryesore ishte statusi i trajnerit.

Edhe pse tifozët kërkuan shkarkimin e tij, menaxhmenti i klubit vendosi që Alonso të mbetej në stolin e Real Madridit.

Klubi beson se skuadra ka përparuar nën udhëheqjen e Alonsos kohët e fundit dhe se humbja në finale kundër Barcelonës nuk do ta ndryshojë këtë vlerësim.

Perez ende ka besim tek Alonso dhe ai pritet ta udhëheqë skuadrën të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop