Dy raste të dëmtimit të pronës dhe një vjedhje janë raportuar gjatë natës së 17 gushtit në fshatin Volljakë të Klinës.
Rasti i parë është raportuar rreth orës 01:31, kur persona të panjohur dyshohet se kanë dëmtuar një trafostacion privat të energjisë elektrike, i cili furnizonte një lokal.
Vetëm rreth gjysmë ore më vonë, është raportuar edhe një rast tjetër. Të dyshuarit kanë dëmtuar derën e një lokali dhe aparatin e cigareve, ndërsa më pas kanë dëmtuar edhe një trafostacion elektrik, prej të cilit kanë marrë materiale me vlerë.
Për rastet është njoftuar prokurori, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Për momentin, nuk dihet nëse këto raste kanë ndonjë lidhje mes tyre.