March 7, 2026
1 min read

“Depërtimi në Prekaz ka qenë i pamundur”, rrëfehet bashkëluftëtari i Adem Jasharit

Xhevahir Geci, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jasharit, ka ndarë kujtimet e tij për ditët historike të 5, 6 dhe 7 marsit.

Ai ka rrëfyer sesi ushtria serbe kishte rrethuar dhe bllokuar fshatrat e Drenicës gjatë këtyre ditëve.

“5, 6, 7 marsi ka domethënie shumë të madhe për neve, kujtimet na rikthejnë për 28 vite mbrapa. Ka çka të kujtohet mjaftueshëm, ka çka flitet mjaftueshëm. Ka qenë një periudhë jo e zakonshme për neve, një forcë jashtëzakonisht e madhe. Ushtria serbe, në atë kohë, u përfol se ka rrethuar afër 7 mijë trupa, nga Tërnavci, nga Morina, dhe kemi qenë të bllokuar të gjithë fshatrat e Drenicës. Më 4 mars kemi marrë informacion se Llausha do të rrethohej, ashtu e kemi pritur. Një pjesë e policisë serbe e ka rrethuar pjesën e Llaushës, dhe ushtarët e parë u vranë, përfshirë Miftar Rrecin të Llaushës, i cili ka qenë pjesë e rojës atë natë”, tha Geci.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të

Aktorja e njohur në lidhje me Mbappe?

Kylian Mbappe duket se ka nisur një romancë të re. Ai u pa nën shoqërinë e aktores së njohur spanjolle, Ester Exposito, dhe rrjeti është ndezur me thashetheme. Informacioni rreth një takimi
Go toTop