100 deputetë të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shmangjes nga afatet procedurale për shqyrtimin e Projekligjit të ujdisë mes Kosovës dhe BE-së që ka të bëjë me instrumentin për reforma dhe rritje.
Kërkesa u parashtrua nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.
Me 100 vota për, Kuvendi i Kosovës, paraprakisht e ka miratuar plotësimin e vendimit lidhur me përbërjen e komisioneve parlamentare.