January 15, 2026
1 min read

Dërguti për dorëheqjen e Bajramit: Bëri hapin e duhur 

Opinionistja Aida Dërguti ka komentuar dorëheqjen e Hykmete Bajramit nga posti i nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila njëkohësisht ka kërkuar që Lumir Abdixhiku ta bëjë po të njëjtin veprim.

Në Klan Kosova, Dërguti tha se Bajrami ka bërë hapin e duhur, nëse standard i LDK-së ka qenë të dorëhiqen strukturat që kanë qenë në krye të këtij subjekti politik.

“Veprimi i zonjës Bajrami është veprim i pritshëm, ashtu siç kemi parë tradicionalisht nga udhëheqësit e LDK-së në të kaluarën. Mendoj që nëse ky ka qenë standardi në vazhdimësi i LDK-së që të dorëhiqet struktura që ka qenë në krye të partisë, besoj që zonja Bajrami ka bërë hapin e duhur, ndërkohë ky ofrimi i dorëheqjes nga zotëri Abdixhiku është pak i pakuptimtë, sepse ose dorëhiqesh, ose riqëndron”, tha opinionistja.

Latest from Blog

Go toTop