September 15, 2025
1 min read

Dëshmia e Rubinit, Ahmeti: Propaganda dashakeqe u çmontua sot në Hagë

Ish-ndihmësi i sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, po dëshmon në Gjykatën e Hagës, si dëshmitar i parë i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Për këtë ka reaguar kryetari i BDI-së dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti tha se e vërteta del në sipërfaqe dhe të gjitha shpifjet dhe propaganda dashakeqe u çmontuan sot ne Hagë.

“James, të falemnderit ty, falemnderit Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe botës demokratike që e perkrahu kushtrimin e popullit shqiptar për liri, demokraci dhe pavarësi”, tha Ahmeti.

“Lufta jonë për pragun e shtëpise ishte e drejtë, e duhur dhe e domosdoshme, prandaj dhe u përkrah nga Washingtoni, Brukseli, Londra, Parisi,Roma, Berlini dhe e gjithë bota liridashëse”, theksoi ai.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop