January 13, 2026
1 min read

‘Deshta me ja puth këmbët Veronës por…’ Ylli ironizon me veprimin e Labit

Gjatë natës së mbrëmshme të spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova, banori Labinot Rexha ka përjetuar një moment mjaft emocional.

Bashkëshortja e tij hyri në shtëpi për ta takuar, një surprizë që e përloti këngëtarin.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte veprimi i Labit, i cili në momentin e takimit u ul dhe i puthi këmbët gruas së tij para se ta përqafonte fort.

Ky gjest ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke u ndarë mes atyre që e konsideruan si një shenjë dashurie dhe respekti të madh, dhe të tjerëve që e panë si një veprim të tepruar.

Ndër personazhet që nuk ka qëndruar pa komentuar është edhe ish-banori i BBVK 2, Ylli Dervishi (Buci).

Përmes një postimi në InstaStory, Ylli ka ironizuar veprimin e Labit duke përfshirë në shaka edhe bashkëshorten e tij, Veronën.

Ai ka publikuar një foto të këmbëve me çorape leshi mbi një tapet lojërash për fëmijë, duke shkruar: “Sa dashta edhe unë me ia puth këmbët Verones si Labi grus së vet, poo kur ja pash çorapat s’mujta”, shoqëruar me emoji duke qeshur.

Latest from Blog

Go toTop