February 25, 2026
1 min read

Dështimi në Champions mund të sjellë largime te Interi

Eliminimi i papritur nga FK Bodo/Glimt në UEFA Champions League ka tronditur Interin, duke hapur diskutime për një verë me ndryshime të mëdha në “Giuseppe Meazza”.

Humbja në dy ndeshje ndaj norvegjezëve jo vetëm që ishte goditje sportive, por edhe financiare, çka mund ta detyrojë klubin të shqyrtojë shitjen e disa yjeve për të balancuar bilancin. Sipas mediave italiane, mes emrave më të përfolur janë Alessandro Bastoni, Nicolo Barella, Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez.

Interesim për ta ka nga klube të mëdha evropiane, përfshirë FC Barcelona dhe Real Madrid. Vera pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e zikaltërve, të cilët rrezikojnë një mini-revolucion pas dështimit në Evropë sivjet.

Latest from Blog

Go toTop